Media italiane zbardh dëshminë e Alvinit: Më mësonin të gjuaja me armë, mami vishej si ninxha…

0
114

Alvin Berisha iu bashkua ditën e sotme në Itali familjes së tij biologjike, pas muajsh të tërë përpjekje për ta shpëtuar nga kampi famëkeq në Siri, ku ndodhej prej 5 vitesh.

Media italiane, ka zbardhur një pjesë të dëshmisë që Alvini ka dhënë në polici për  jetesën në kampin e  Al Holit në Siri.

“Mami vishej si ninxha. Në Siri na mësonin të luftonim. Qëllonin shpesh me armë dhe donin të bëhesha ushtar. Më detyronin të flisja vetëm arabisht. Nuk më linin që të shkoja në shkollë.”- mësohet të kete thënë vogëlushi. Alvini e kishte humbur nënën e tij Valbonën dy vite më parë pas një bombardimi në Siri, pasi i ishte bashkuar organizatës terroriste të ISIS.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here