Spaho: Nuk do pranojmë reformë sa për t’i hedhur hi syve si dhe për të mbajtur Rama kontrollin mbi zgjedhjet…

0
116

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka deklaruar se propozimi i PS për t’i administruar zgjedhjet, administrata, nënkupton që t’i varen ujkut mëlçitë në qafë.

“Propozimi i PS-së është që t’i varen ujkut mëlcitë në qafë. Sesi vepron PS-ja me administratën publike e gjeni në raportin e fundit të OSBE/ODIHR, si dhe në përgjimet e publikuara nga gazeta Bild.

Ne nuk do të pranojmë kurrë reformë sa për t’i hedhur hi syve dhe për të mbajtur Rama kontrollin mbi zgjedhjet. Kemi dhënë propozimet tona për këto çështje dhe presim qëndrim realist dhe konstruktiv nga maxhoranca nëse vërtet ata janë të interesuar që vendit ti jepet një Reformë Zgjedhore afatgjatë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here