Avokati nga selia e PD-së: Gjithçka nisi me takimin Basha-Soros 2014, u investuan 500 mijë USD te reforma, një pjesë i mori edhe Bardhi

0
446

Avokati Altin Goxhaj pasditen e sotme nga ambientet e Selisë Blu ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në “Fax Neës”, Goxhaj ka publikuar videon e takimit të Bashës me George Soros 7 vite më parë në selinë e PD, pjesë e tavolinës sipas tij ishin: Grida Duma, Gerti Bogdani, Eduard Selami. Sipas Goxhajt, Soros financoi 500 mijë dollarë për reformën në drejtësi ku nënvizon se një pjesë e tyre është paguar Gazment Bardhi.

“Dua tu tregoj sot me video “krimin” që ka ndodhur 7 vite më parë. George Soros 7 vite më parë erdhi në selinë e PD për të takuar Lulzim Bashën në këtë vend të “krimit”. Dokumenti zyrtar i fondacionit të Soros prej 500 mijë dollarësh për reformën në drejtësi ku është paguar edhe Gazment Bardhi. Soros ka takuar Bashën dhe ka bërë projektin për reformën në drejtësi. I propozoj Berishës që më 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së t’i bëjë pyetje publike Lulzim Bashës çfarë ka biseduar me Gerti Bogdanin, Eduard Selamin dhe Basha cfarë ka bërë më 6 dhjetor të vitit 2014. Ky është dokumenti i tradhtisë”, tha Goxhaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here