Shengeni ballkanik, Mustafaj: Nisma pa Kosovën, e parealizueshme…

0
108

“Nuk mund të ketë Shengen pa Kosovën”, deklaroi ish-ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj në studion e lajmeve në RTV Ora.

Mustafaj theksoi se nisma është e parealizueshme pasi nuk mund të bëhet Shengeni mes Shqipërisë e Serbisë kur në mes është Kosova.

Pjesë nga biseda në studio

Beti Njuma: Kryeministri Rama do të jetë nesër në Samitin e Ohrit për Minishengenin ballkanik. Ka patur shumë debate për përjashtimin e Kosovës dhe të Bosnie-Hercegovinës nga kjo nismë rajonale. Ju si e keni përcjellë këtë? Keni deklaruar që është një nismë e parealizueshme.

Besnik Mustafaj: Absolutisht e parealizueshme, sidomos në afatet që këta kanë caktuar, viti 2021, që është pas një viti. Përtej faktit që është e parealizueshme sepse s’ka filluar akoma puna dhe kërkon volum të madh pune. Shengeni ka katër liritë themelore, prandaj i referohen sepse supozohet realizimi i katër lirive themelore. Po të shprehemi me terma konkretë, do të thotë që porti i Durrës, i Shëngjinit i Sarandës apo i Vlorës është kufi deri në Sarajevë apo Serbi e të gjitha këto. Kjo do të thotë se sistemi i policive kufitare duhet të jetë aq i integruar dhe aq koperativ sa c’është midis policisë italiane, portugeze dhe policisë spanjolle, pa thënë franceze apo gjermane. Ne kemi dy vende që nuk e kanë njohur Kosovën që është Bosnia dhe Serbia. Nuk mund të ketë Shengen pa Kosovën, përtej indiferencës dhe një lloj sjellje të pakuptueshme që kryeministri lidhur me vendin e Kosovës në këtë hapësirë. 

Beti Njuma: Do të ndryshojë me ardhjen e Kurtit kryeministër?

Besnik Mustafaj: Nuk është problemi tek Kosova këtu. Si mund të jetë minishengen Shqipëria me Serbinë kur në mes është Kosova? Do kalojnë përmes Kosovës njerëzit, mallrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here