Maliqi akuza të forta ndaj Ramës: E degjenori këtë vend!!! Ose është i droguar, ose i sëmurë psiqik…

0
101

Deputeti Lefter Maliqi e akuzoi sot kryeministrin Rama për lidhje të pazgjidhshme me krimin.

Ai shkoi më tej kur denoncoi se në krye të një bashkie kemi një përdorues droge.

“Më vjen keq që ky kryeministër i sëmurë nuk heq dorë për tu takuar me kriminelë. E mbushi parlamentin me kriminelë. Kemi kryebashkiakë kriminelë. Dy ikën. I treti është i Vaut të Dejës. I katërti po jua them ju, një pjesë e medias e dinë. Do të dalë shpejt, nëse nuk del ka ndërhyrje. Është i tillë që thith mall, kryertar bashkie në Shqipërinë e mesme dhe të jugut, heroinë. E di se e kam burim të sigurt.Ky ka vetëm një meritë, mashtrimin”, tha deputete Malqi gjatë një konference shtypi nga selia e kuvendit.

Ai gjatë daljes për mediat bëri edhe një propozim konkret. “Duhet se sbën të krijohet një komision shëndetësor me mjekët më mirë, për mua mjekë dhe psikologë ndërkombëtarë, që kandidati për kryeministër dhe ky kryeministër të kalojë në një testim psikoligjik”.

Propozimin e lidhi me sjelljen e Kryeministrit, që sipas tij ose është i droguar ose i sëmurë psiqik dhe për këtë bast vuri mandatin e deputetit.

“Ky ose është i droguar, ose  i sëmurë psiqik. Nëse nuk e ka njërën nga këto unë si deputet jap dorëheqjen. Ky është i sëmurë, kruhet në çdo emision, vishet me shallvare, çitjane e atlete. E degjenori këtë vend”, tha Maliqi.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here