‘Estrada e PS’, Ruçi justifikon Ballën: Ja pse i vodhi votat…

0
208

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi doli sot në një konferencë për mediat me homologun e tij nga Maqedonia Talat Xhaferri. Mes të tjerave Ruçi foli dhe për seancën e zgjedhjes së kryeprokurores.

Por, si e arsyetoi ai faktin që deputetë të PS-së votuan me kartat e PD-së?

“Asnjë opozitë nuk ka kërkuar militantëve të saj që të sulmojnë Policinë për të hyrë në Kuvend. Në asnjë rast nuk ka ndodhur që të përdoren tymuese ose mjete të tjera në drejtim të drejtuesit të seancës dhe të kryeministrit.

Dhe e treta në asnjë seancë më herët nuk ka ndodhur që deputetët të ushtrojnë dhunë ndaj kolegëve të tyre, duke iu marrë edhe kartat e votimit.

Nuk votuan tre deputetë pasi nuk kishin me se të votonin. Në mediat tuaja është deklaruar se kandidatja për prokurore e përkohshme ishte suport i dy deputetëve Manja dhe Felaj.

E dini ju që pikërisht këta dy deputetë nuk votuan?! Është normale kjo që dy deputetëve t’iu hiqet e drejta për të votuar.

Nga ana tjetër ishin dy kolegë që votuan me kartat e deputetëve të tjerë, për shkak se të tyren ua kishin vjedhur. Ky është komenti që unë kam. Votimi është normal”, u shpreh Gramoz Ruçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here