Ka frikë nga protestat? Ambasadori amerikan shkon në zyrën e Bashës

0
203

Dy ditë pas trazirave në Parlament për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu është takuar mëngjesin e sotëm me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar në selinë blu, ndërsa ende nuk ka dalë asnjë detaj rreth asaj çfarë është zhvilluar rreth 60 minuta me dyer të mbyllura. Por, mësohet së takimi është kërkuar nga Donald Lu.

Pas protestave të dhunshme ditën e hënë, ambasada e SHBA por edhe ajo e BE-së reagoi ashpër, duke dënuar dhunën në parlament. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i opozitës, si nga LSI ashtu edhe PD, të cilat me një zë të bashkuar, kanë paralajmëruar protesta mavive në Janar.

Në një dalje për mediat një ditë më parë, Basha, teksa u ndal te deklaratat e selive diplomatike në Tiranë, tha se në SHBA, një qeveri e krimit dhe që shkel Kushtetutën do të rrëzohej.

Edhe Klajda Gjosha, nga selia e LSI, duke iu referuar zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme, tha se kjo forcë politike ashtu si ambasada amerikane dënon dhunimin e Kushtetutës dhe marrjen peng të reformës në drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here