“Ekonomia në pikiatë, bujqësia në mjerim”/ Duka: Rama i vetëm në timon dhe borxhi publik në kupë të qiellit!!!

0
141

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka reaguar pas raportit të Bankës Botërore dhe thotë se ekonomia në vend është në pikiatë, bujqësia në mjerim dhe borxhi publik në kupë të qiellit.

Një përgjegjësi ekskluzive e mazhorancës dhe e kryeministrit, nga e cila nuk mund të shpëtojnë, pasi janë të vetëm në drejtimin e vendit, janë të vetëm në ‘timon’, janë përfituesit më të mëdhenjë të një vendi në të cilin korrupsioni është e vetmja gjë që lulëzon.

Me ekonomike në pikiatë, me bujqësinë në mjerim, me borxhin publik në kupë të qiellit, me shpopullimin në masë, me reformat gjysmake, me integrimin në vend numëro, me rendin dhe sigurinë në gjendje alarmuese, me shtetin ligjor në kolaps, me të gjithë pushtetin në duart e ‘sovjetëve’, do të mbahen mend si hartuesit e një nga faqeve më të zeza të historisë së këtyre tre dekadave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here