Lulzim Basha ka vijuar fushatën për 6 Marsin në Durrës në krah të Luan Hotit.
Përballë një grupi njerëzish, Basha ka hedhur shkallëve një karrige, duke thënë se karriget e vjetra kështu do ta pësojnë nga rinia.
“Modeli i vjetër e ka mendjen te karrigia. Ka frikë më shumë se të gjithë. E dini çfarë u bën rinia atyre që kanë mendje të mos lëshojnë karrigen. Dhe këtë do t’ju bëjnë atyre që kanë 22 vjet që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakut të Durrësit. Kanë instaluar modelin e vesit, korrupsionit. 6 vjet përpara kur ngritëm zërin për inceneratorin na thanë filloi politika e baltës. Futuni në YouTube dhe shiheni, më thoshte po qenë ato 400 milion euro Lulzim unë jam dorëheqjen. Një qind herë ma ka thënë, 430 i dolën tani.
Do jemi bashkë për ta hedhur ne në det këtë model 30-vjeçar. Ja kështu (hedh karrigen). Ashtu siç bëmë me aferën e inceneratorëve. Sot është e faktuar. Siç shpif Edi Rama, por edhe kambalecat e tij. Ne po i ofrojmë Shqipërisë një model të ri. Unë jam i vendosur siç e kam thënë prej kohës. E konsideroj misionin tim që ti hap rrugën rinisë. Ky është misioni që më frymëzon çdo ditë. Që rinia të marrë në dorë fatet e veta. Kjo nuk është aspak e lehtë dhe e di këtë fare mirë. Por a ka rrugë tjetër për të ecur përpara? Çdo rrugë tjetër të çon mbrapsht. Ndaj modeli i ri duhet konsoliduar. Me votën për Luan Hotin po kryeni një akt të madh besimi për të krijuar një model të ri politik”, tha Basha.