Incidenti i pazakontë i merr jetën foshnjës 4 muajshe! Ja çfarë ka ndodhur…

0
192

Një foshnje 4 muajshe është vrarë në një incident të çuditshëm në Indi. Fëmija vdiq pasi një majmun i hodhi një gur sipër.

Djali ishte me prindërit e tij në banesë kur kafsha kapi gurin në një tarracë. Sipas autoriteteve, majmunit iu rrëzua guri që ra mbi djalin duke e lënë të plagosur rëndë.

Foshnja u dërgua në spital ku mjekët e shpallën të vdekur. Aksidenti fatal ndodhi të shtunën në Muzaffarnagar në Uttar Pradesh.

Majmunët janë kërcënim i shpeshtë në vend dhe sulmojnë fëmijët e vegjël.

Në maj të këtij viti, një majmun vrau një burrë 60-vjeçar dhe plagosi 9 të tjerë pasi u tërbua në një qytet të Indisë qendrore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here