VIDEO/ Tronditet gazetarja, zbulon se vuan nga kanceri i gjirit teksa transmetonte mamografinë ‘live’

0
96

Një gazetare amerikane, e cila po transmetonte drejtpërdrejtë mamografinë e saj, për muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, u diagnostikua me kancer gjiri. 41-vjecarja amerikane, Ali Meyer, u shfaq e qetë ndërsa ndau përgatitjet për atë që ajo mendonte se do të ishte një shfaqje rutinë në Qendrën e Kancerit Stephenson, në Oklahoma.

Pasi mësoi lajmin,  Meyer e shokuar ajo u tha shikuesve: “Kjo ishte tronditëse, mendova se po përcillja mesazh për gratë e tjera, ndërkohë që zbulova se jam vetë viktimë e kësaj sëmundjeje”.

Sipas diagnostifikimit, 41-vjeçarja kishte kancer invaziv në gjirin e djathtë, ku tashmë ajo e ka hequr gjirin dhe doktorët i kanë thënë se duket sikur kanceri nuk do të përsëritet më.

standard.al

https://www.dailymail.co.uk/news/article-7633109/Journalist-diagnosed-breast-cancer-live-streamed-mammogram-segment.html

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here