‘ Drama, Arturo Uit e zgjedhjeve lokale!’ Malaj: Këto palo zgjedhje, që prodhuan këtë batakë kriminelësh

0
83

Nga Nora Malaj:

Arturo Uit e zgjedhjeve lokale!

Keto palo zgjedhje nuk ishin zgjedhje , po zgjedha, në të cilën ka kohë që Edi Rama e ka futur Partinë Socialiste, ku nëpërmjet krimit , që ia hodhi kapistallin në qafë dhe filloi ta shesi si një “kravatë e bukur” , po me “bukurinë që vret “ , mban peng çdo shqiptarë të ndershëm socialist, duke organizuar farsën elektorale më të shëmtuar , e duke ju vënë përballë qytetarëve të vetmen zgjidhje, atë që vret, kandidatët me figura të korruptuara.
Kjo të kujton dramën e Bernard Shout, “Arturio Ui” dhe trustin e lulelakrës , si mekanizmin vrastarë të demokracisë , shitjen e të inkriminuarve si të “virgjër” dhe “qytetarë të përdëllyer”të ketij vendi.
Kur del vetem një rast , po themi, ishte rastësi , nuk e dinte i Ziu kryeshef Arturo Ui .
Ia shitën mashtruesin për të ndershëm , por kur të del dhe i dyti e më pas dhe i treti , e kështu me radhë, të gjithë mashtruesit , të trukuar si “të virgjër” , ky është fenomeni më vrastarë. Dhe njerëzit , të panikosur, të vënë në rresht, nga presioni i pusht – shteti , i çojnë të votojnë me detyrim mashtruesit , që hiqet si virgjëresh dhe që ata , të cilët e drejtojnë tashmë këtë masakër elektorale , që kanë vënë Kravatën e Kuqe , si kapistall, po që po ia tërheqin fortë!
Pas votimit unanim të Kolegjit Zgjedhor, fati i kryetarit të Vorës , Kajmakut( Kajmaklije të donte nona , do të thoshte një këngë nga Shqiperia e mesme ) është i njejtë me atë të Shkodres. E të mendosh që as Shkodra , e as Vora , si bashki dhe komunitet, që kam pasur fatin t’i shumë mirë dhe t’ju jemë shumë mirënjohëse për vlerat që mbartin si komunitete dhe si qytetari , nuk meritojnë të trajtohen, sikur janë prona të Arturo Uis , allias Edi Rama , dhe dramës që sot ai ka mbjelle te e majta shqiptare, duke i shkaktuar krizën më të madhe Partisë Socialiste , duke e kthyer vendin në situatë pa shpresë!
Këto palo zgjedhje, që prodhuan këtë batakë kriminelësh , tregojnë edhe njëherë që krimi i lidhur pas pushtetit dhe i shitur si “gravatë” e kohëve moderne , vetëm këto lloj figurash do të prodhojë, duke vrarë dhe shkatērruar demokracinë , aq shumë të dëshiruar për 30 -vjet , nga të gjithë shqiptarët. Asnjëherë nuk është vonë të reagosh kundër të keqes. Sot kjo qeveri është kthyer si getat prej nailioni , që pasi i kanë ikur fijet e para , tashmë po griset e gjitha , nuk mund të vishet më dhe është bërë gati për t’u hedhur në kopshin e plehërave , si mbeturina të pariciklueshme !

Fotografia e Nora Malaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here