Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me shkeljen e Kushtetutës nga Kryeministri Edi Rama në zgjedhjen e Kryeprokurorit.
“Etërit Themelues të demokracisë më të fuqishme, demokracisë amerikane, na kanë mësuar se rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën!”, shkruan Basha në rrjetet sociale, duke postuar thënien e Presidentit të 3-të të SHBA-ve, Thomas Jeferson, i cili është autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë.