Shengeni Ballkanik, Kurti: Më ngjan më shumë si ide sesa një projekt

0
134

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se Shengeni Ballkanik është tani për tani vetëm ide. Gjatë një konference në Tiranë, i pyetur nëse Kosova do t’i bashkohej Shengenit Ballkanik, Kurti u përgjigj: “Unë pres që ta shikoj një tekst se çfarë nënkupton saktësisht. Më ngjan më shumë me ide sesa me projekt. Tani për tani është vetëm ide”. Në lidhje me marrëdhënien e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Kurti tha: “Jemi persona të ndryshëm, politikanë të ndryshëm, por duam të bashkëpunojmë në mënyrë që dallimet që kemi të mos rrezikojnë bashkëpunimin tonë, sepse fundja nuk jemi dy persona të veçantë, por dy funksione për të cilët shqiptarët presin bashkëpunim”. Sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, Kurti u shpreh se nuk ka një periudhë konkrete për nisjen e tyre, pasi, sipas tij, “duhet përgatitur mirë dialogu”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here