Samiti i Paqes, humanitarja këshillon shqiptarët: Tregojani BE-së se si të fundit mund të jenë të parët…

0
135

Samiti i Paqes për Evropën Juglindore 2019 ka mbledhur shumë personalitete në Tiranë të cilët diskutuan për paqen dhe sigurinë në rajon, një aktivitet nën kryesimin e vetë humanitares dhe bashkëthemelueses së “Federatës Universale të Paqes” Hak Ja Han Moon.

Humanitarja bëri thirrje për vështrim nga e kaluara si e vetmja mënyrë për të zgjidhur sfidat e sotme që ka njerëzimi.

“Kur ne pranojmë zotin për zgjidhjet tona, atëherë ne do të realizojmë një paqe të qëndrueshme. Zoti krijoi një burrë dhe një grua që të bëheshin paraardhësit e parë të njerëzimit, mirëpo nuk mundën që të merrnin bekimin e qiellit, dhe për pasojë historia e njerëzimit është përballur me pasoja të rënda.

Zoti është i përjetshëm, është alfa dhe omega, çështja është që mes qenieve njerëzore ne të gjejmë pasardhës që mund të riparojnë historinë e kaluar të njerëzimit, në mënyrë që t’iu japim zgjidhje sfidave të sotme.
Jezu Krishti na mësoi që të duam të afërmit si veten tonë, por kur shohim realitetin sot, kjo nuk po ndodh. Si ka mundësi që në një kulturë të krishterë lindi komunizmi, që thotë se zoti ka vdekur?!

Sa kohë që njerëzit janë egoistë dhe besojnë vetëm te vetja, ne duhet patjetër që të fusim zotin në mesin tonë.
Moon në fjalën e saj këshilloi shqiptarët të mos trishtohen dhe zemërohen me vendimin e fundit të BE për mos çeljen e negociatave, por të japin vetë shëmbullin se si i fundit mund të dalë i pari.

“Shqipëria nuk duhet të zemërohet që nuk është pjesë e BE, pasi ju mund të jeni të parët që ti tregoni Europës rrugën që ajo duhet të ndjekë”, u shpreh humanitarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here