VIDEO/ 1 maji nis me protestë nga peshkatarët e Durrësit: Furnizohemi me çmim nafte shumë më të lartë se ai i bursës

0
138

1 maji ka filluar me protestë nga peshkatarët në qytetin bregdetar.

Qemal Beu kreu i organizatës së Menaxhim Peshkimit në Durrës thotë se peshkatarët po furnizohen me çmim nafte shumë herë më të lartë se ajo e bursës edhe pse në gjithë botën vlera e naftës ka rënë ndjeshëm.

Ndërkohë mësohet se kompanitë e naftës që i furnizonin më parë peshkarexhat me naftë sipas bursës janë ndryshuar dhe kjo ka sjellë pakënaqësi.

Peshkatarët e Durrësit kanë pasur një rendiment të ulët pune gjatë kohës së pandemisë për shkak të mbylljes së restoranteve teksa në këtë qytet janë të punësuar mbi 2 mijë persona në këtë sektor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here