Mediat Italiane: Lokalin “Mojto” e dogjën shqiptarët për hakmarrje

0
160

Prapa djegies së një lokali nate ku luhej muzikë latine (Mojto) mëngjesin e 23 qershorit, në Porto Sant’Elpidio, Itali, dyshohet se qëndrojnë disa shqiptarë, shkruajnë mediat italiane.

Pas zbulimit të një skuteri një ditë pas ngjarjes pranë lokalit, me të cilin dy autorët e dyshuar të zjarrëvënies kishin shkuar në vendngjarje, rrethi i hetimit është ngushtuar. Karabinierët kanë gjetur kaskën dhe një maskë  pranë gërmadhave të lokalit, dhe departamenti i hetimeve shkencore është duke analizuar gjurmët e AND-së që gjenden në to.

Dyshohet se djegia e lokalit të natës, të kthyer në një tempull të muzikës latine në bregdet, është porositur nga disa shqiptarë, që drejtojnë një diskotekë jo larg lokalit latin.

Shqiptarët i kishin ofruar bashkëpunim gjatë verës pronarit të Mojto-s, por ky i fundit kishte refuzuar. Kjo, mund të ketë sjellë një pakënaqësi të madhe as sa shqiptarët mund të jenë hakmarrë, raportojnë mediat italiane.

Megjithatë, kjo mbetet ende një hipotezë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here