Dy muaj pas ndarjes dhe skandalit të tradhtisë/ Nora Istrefi udhëton me ish-burrin

0
90

Dy muaj pasi muzikanti i njohur nga Prishtina, Robert Berisha, ndau me gjithë ndjekësit e tij në “Instagram” lajmin se martesa e tij me Nora Istrefin ka marrë fund, historia ka marrë tjetër rrjedhë.

“Prive” ka publikuar video dhe foto në aeroport të këngëtares Nora Istrefi, e cila shihet që po udhëton më ish-burrin. Fakt është që ata nuk janë vetëm, por së bashku me motrën e saj, Era Istrefin dhe Dj Red.

Sipas mediave të Kosovës, kjo mund të jetë një rastësi ose çifti i famshëm mund ruajë raporte të mira edhe pas ndarjes. Këngëtari zbuloi se shkak për divorcin ishte bërë mungesa e dashurisë dhe se pavarësisht këtij fakti, ata të dy do të jenë prindër të përgjegjshëm për Reneenë e vogël.

Ndërkohë, në anën e dukshme të skenës ndarja u duk paqësore dhe mjaft e civilizuar, por e vërteta ishte ndryshe. Burime të afërta të çiftit kanë treguar se ata kishin muaj që kishin mosmarrëveshje e zënka dhe në momentin që e bënë fakt ndarjen, kishin kohë që s’jetonin më bashkë.

Të njëjtat burime tregojnë se gjatë këtyre dy muajve, Roberti është shfaqur i penduar te miqtë dhe ka nisur përpjekjet si e si ta bindë Norën për një ribashkim të mundshëm e për ta rikthyer në shtëpi. E duket se bisedimet po shkojnë mirë, nisur nga kjo foto e udhëtimit të tyre të parë në çift pas ndarjes.

Miqtë e tyre tregojnë se gjatë kohës që ishin të ndarë, ata kontaktet i kishin vetëm për vajzën. Shenjën e parë Roberti e dha në “Instagram”, kur nuk u rezistoi dot fotove seksi që Nora Istrefi kishte bërë në rrugët e Prishtinës. Ai i bëri like-t e para ish-gruas, duke bërë që të lindnin dyshimet se marrëdhënia e tyre po merrte tjetër kthesë pas ndarjes.

Ndarja e tyre u shoqërua me hije skandali nga pas. Edhe pse u duk si një ndarje paqësore pas 13 vitesh histori, duket se pas divorcit të këngëtarëve Nora Istrefi dhe Robert Berisha fshihet një skandal i madh tradhtie. Pas statusit shumë dashamirës të Robertit, i cili i shprehu publikisht mirënjohjen partneres së tij për vitet që kishin kaluar bashkë dhe vajzën që solli në jetë, sipas mediave të Kosovës, fshihet një e vërtetë tjetër.

Gazetarët kanë filluar të shkruajnë për lidhjet jashtëmartesore të secilit, Nora me një avokat të njohur dhe Roberti me një modele që jeton në SHBA. Natyrisht që këto detaje janë në formën e thashethemit. Për disa nga mediat e Kosovës ekzistojnë faktet, por që ato ende nuk i publikojnë për çështje privatësie.

E mesa shihet, flitet për tradhti të dyanshme. Si fillim doli lajmi se Nora e tradhtonte Robertin me avokatin e njohur për 1 vit dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Ky u konsiderua një fakt që doli në dritë pas ndarjes së tyre, pra në mes qëndron tradhtia. “Prej të paktën një viti, Nora është në lidhje jashtëmartesore me njërin prej avokatëve më të njohur në Kosovë dhe kjo është arsyeja e ndarjes”, citohej në rrëfimin e një miku të ishçiftit, i publikuar pothuaj në të gjitha portalet.

Pas këtij lajmi doli një tjetër, që zbulon tradhtinë e Robertit kësaj here. Burime pranë “Insajder” treguan se këngëtarja e ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin për tradhti dhe natyrisht që ekzistojnë dokumente, pasi në Gjykatë nuk mund të shkohet pa dokumentet bazë që vërtetojnë këtë akuzë.

Këngëtarja ende nuk ka reaguar ndaj aludimeve të shumta, por gazetarët janë gjithmonë në kërkim të arsyes së vërtetë, duke qenë se ndarja e tyre është komentuar ashpër nga fansat. Sipas tyre, martesa është një institucion, për të cilin një çift duhet të sakrifikojë dhe jo të dorëzohet.

ROBERTI BERISHA DHE NORA ISTREFI, PSE E MBAJTËN TË FSHEHTË NDARJEN

Kanë 13 vjet bashkë e ndryshe nga çiftet e tjera të showbizz- it, për Nora Istrefin e Robert Berishën (tashmë prindër të një vajze) nuk ishte tabu të flisnin për ndarjen e tyre. Sipas miqve të tyre, arsyeja pse ata po jepnin aq shumë deklarata motivuese për divorcin, ishte sepse ata në të vërtetë ishin ndarë, por e mbajtën sekret dhe vendosën ta bënin publike vetëm pasi u mësuan me idenë e divorcit dhe e kaluan traumën e fillimit.

Ishte Roberti i pari ai që u shpreh se ndarja është normale për një çift, që vendos t’i japë fund lidhjes. Por nëse Roberti njihej për karakterin më të hapur para mediave, kur e bëri dhe Nora të njëjtën gjë, duket se diçka ishte vulosur nga çifti.

Në një intervistë të fundit, ajo zgjodhi të fliste pak më shumë për jetën e saj personale, duke rrëfyer detaje të reja nga jeta e saj martesore. “S’ka inat” ishte klipi ku çifti i famshëm i këngëtarëve nga Kosova u bënë bashkë pak kohë më parë, për të na rrëfyer përmes vargjeve e muzikës një copëz nga historia e tyre 13-vjeçare e dashurisë.

E nëse intervistat e tyre për ndarjet kanë qenë më të shpeshta sesa për vetë muzikën që bëjnë, le të shohim se çfarë do të vendosin të rrëfejnë tani e tutje për marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë që Roberti 41-vjeçar është 8 vite më i madh se Nora, për të cilën kjo diferencë moshe nuk është aspak e vogël.

Ata u njohën 13 vite më parë në ambientet e njëjta të muzikës, kur Roberti shoqëronte si instrumentist Sinan Vllasalihun dhe Nora ishte në kulmin e karrierës si këngëtare. /Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here