E tmerrshme! Vriten 7 civilë, u shkatërruan shtëpitë…

0
134

Pakistani të dielën akuzoi trupat indiane për granatime “të mëdha” pranë Linjës së Kontrollit dhe vrasjen e shtatë personave, përfshirë një ushtar pakistanez, ndërsa tetë civilë të tjerë dhe dy ushtarë u plagosën.

Linja e Kontrollit, një kufi de fakto, ndan luginën e kontestuar të Kashmirit midis Pakistanit dhe Indisë.

Viktima të reja, përfshirë dy punëtorë, u raportuan nga Jura, Shahkot dhe Nousehri, pjesë të rretheve Muzaffarabad dhe Neelum të Kashmirit të administruar nga Pakistani, i njohur si Azad Xhammu dhe Kashmir (AJK).

“Forcat indiane në Kashmirin e okupuar u tërbuan. Në granatimet e pamëshirshme gjatë natës, ata kanë martirizuar gjashtë civilë dhe kanë plagosur tetë të tjerë në rrethet Muzaffarabad dhe Neelum”, shkroi në Twitter Raja Farooq Haider, kryeministri i AJK-së.

Sipas administratës lokale, forcat indiane shënjestruan popullsinë civile dhe shkatërruan disa shtëpi, duke përfshirë një kasolle të një punëtori.

“Dy punëtorë që ishin duke punuar në ndërtimin e rrugëve që i përkisnin provincës Khyber Pakhtunkhawa, u martirizuan gjithashtu nga granatimet, ndërsa trupat indiane goditën kasollen e tyre me minahedhës”, tha për AA Badar Munir, zëvendëskomisioner i Muzaffarabad-it.

Badar shtoi se të gjithë të lënduarit janë dërguar në një spital lokal në Muzaffarabad, kryeqytetin e AJK-së.

Ushtria pakistaneze në një deklaratë pohoi se të paktën nëntë ushtarë indianë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një kundërpërgjigjeje.

“Ushtria indiane ka shkelur armëpushimin në pjesët e luginës Neelum duke shënjestruar qëllimisht civilët. Me një përgjigje në mënyrë efektive, nëntë ushtarë indiane u vranë dhe disa u plagosën, si dhe dy bunkerë indianë u shkatërruan”, tha në Twitter gjeneral majori Asif Ghafoor, drejtori i përgjithshëm i ndërmarrjes publike për marrëdhënie me publikun (ISPR), që është krahu meidal i ushtrisë pakistaneze.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një ushtar gjithashtu është martirizuar dhe dy të tjerë janë plagosur, shtoi ai.

“Ushtria indiane është duke u përpjekur të mbledhë kufomat dhe të evakuojë ushtarët e plagosur. Ushtria indiane ngriti flamurin e bardhë. Këtë ata duhet të mendojnë përpara se të iniciojnë shkelje të armëpushimit dhe duhet të respektojnë normat ushtarake duke shmangur shënjestrimin e civilëve të pafajshëm”, shtoi zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Pakistanit thirri të dërguarin e Indisë dhe i dorëzoi notë proteste për “shkeljet e papranuara” të armëpushimit nga forcat indiane përgjatë Linjës së Kontrollit.

Tashmë marrëdhëniet mes dy rivalëve bërthamorë të Azisë së Jugut janë ndezur që kur India tërhoqi dispozitat e veçanta të rajonit Xhammu Kashmir. Shteti ka qenë nën një bllokadë gati të plotë që nga 5 gushti.

India më 5 gusht anuloi nenin 370 kushtetues që i garanton Kashmirit status të veçantë prej më shumë se gjysmë shekulli.

Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë në Xhammu Kashmir intensifikuan operacionet e rendit dhe presionet mbi popullatën, ndërprenë linjat e komunikimit, si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e të gjitha partive lokale në rajon.

Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon.//AA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here