Padi në Kushtetuese për shfuqizimin e “Anti KÇK-së”

0
146

Paketa Anti-KÇK dhe ndryshimet në ligjin e policisë do jenë ndër çështjet e para që Gjykata Kushtetuese do marrë në shqyrtim pas plotësimit të anëtarëve. Organizatat e shoqërisë civile shprehen se do i dërgojnë në gjykata pasi cënohet pavarësia e gjyqësorit dhe të drejtat themelore të njeriut.

Erida Skëndaj: Shkeljet janë të atilla që krijojnë premisa për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.Problermatika është se nuk kemi një mjet juridik evektiv sepse Kushtetuesja nuk ka ende kuorumin e nevojshëm.

Mënyra sesi ky akt normativ është hartuar dhe procedura që është ndjekur për hartimin e tij dhe efektet që ai ka sjellë kanë çuar dhe në shkelje materiale të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skendaj, shprehet se organizatat e shoqërisë civile nuk janë kundër luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, por paketa dhe projektligji cënojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe liritë e qytetarëve.

Erida Skëndaj: Organizatat e shoqërisë civile janë pro luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrozimit. Por duam që çdo nismë ligjore që synon të luftojë krimin e organizuar, terrorizmin apo krime të rënda duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Sipas Skëndaj, përgjimet ambientale apo fotografim i individëve me qëllim parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale është në kundërshtim me kodin e procedurës penale.

Erida Skëndaj: Hiqet autorizimi i prokurorisë për veprime që kanë të bëjnë me përgjimin.

Më herët 22 organizata të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësimin për cënimin e parimeve kushtetuese, si parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, parimin e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here