Berisha na siguroi ‘Shengenin’ me Brukselin, Rama me Beogradin

0
84

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur sot pas takimit trepalësh me kryeministrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë se biseda e sotme ishte përqendruar në favor të qytetarëve të të tre vendeve me qëllimin final që deri më 2021 qytetarët serbë, shqiptarë dhe maqedonas, të qarkullojnë mes tre vendeve, vetëm me letërnjoftim. Kufijtë mes vendeve tona do kalojnë përmes letërnjoftimit-është vendosur sot në Novi Sad.

‘Dokumentin që po shikoni është themeluar për t’i shërbyer qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve dhe për qytetarët pasi këta të fundit tek të tre vendet tona pajtohen për një jetë më të mirë dhe pakësim të papunësisë’-ka thënë Vuçiç para gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp.

Takimi trepalësh, Vuçiç, Zaev, Rama për ‘Shengenin e Vogël’ po zhvillohet në kështjellën e Petrovaradinit në Novi Sad dhe që ka në fokus tregtinë e lirë mes tre shteteve dhe qarkullimin e lirë të njerëzve vetëm me letërnjoftim deri në fund të vitit 2021 në një territor me 20 milionë banorë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here