Reforma në Drejtësi e njëanëshme/ Meta ngre alarmin: Pa Gjykatë Kushtetuese qeveria bëhet e gjithpushtetshme!!!

0
95

Presidenti i Republikës, Ilir Meta të martën gjatë një takimi me studentët e ekselencës në UET deklaroi se reforma në drejtësi u zbatua në mënyrë të njëanëshme dhe kështu vazhdon dhe për më tepër si një armë për kundërshtarët. Sipas tij, rasti më shqetësues është zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm që nuk ekziston fare si term, duke shkelur kështu Kushtetutën.

Kjo reformë nuk duhej të ecte në këtë mënyrë dhe kjo nuk është punë e vettingut. Presidenti theksoi se në Shqipëri mungon edhe Gjykata Kushtetuese, pasi dy vite KED u bllokua qëllimisht dhe vendi ngeli pa Gjykatë Kushtetuese.

Meta tha se kush përfiton nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, sepse qeveria ka shkelur 38 herë Kushtetutën e vendit.

“Neni 155 i Kushtetutes lidhur me politikën e taksave dhe asnjë ndryshim nuk mund të ketë efekt prapaveprues. Ne na ndodhi një gjë që askush s’e mendonte. Ti miraton një ndryshim të taksës për dividentin dhe i jep fuqi prapavepruese pa limit. Unë që paguaj 15 përqind dhe një tjetër që s’ka paguar për pesë vite. Nëse do të kishim Gjykatë Kushtetuese kjo do të ishte zgjidhur”, tha Meta.

Ai theksoi se është edhe Gjykata e Lartë. Mirëpo, europianët shprehen se është sukses.

“Po ashtu do thonë se japin fonde dhe duan t’a eksportojnë në vende të tjera dhe s’mund të thonë nuk është sukses. Në jemi në sistem demokratik pa llogaridhënie:

Pa Parlament

Pa pushtet vendor

Pa gjykata

Pa prokurori

Opozita ecje në drejtim konfrontues, por s’është kjo zgjidhja. Sipas Metës, ndaj bundestangu thotë nëntë pika.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here