Zhupa-Alibeajt: Falë bashkëpunimit Nikolla-Balla, përgatitët dhunimin e fjalës së deputetëve të PD

0
144

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka reguar pas skandalit të sotëm në seancën plenare, ku drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ndërpreu fjalën deputetëve demokratë.

‘Me manovra bashkëpunimi me një grup të vogel brenda grupit parlamentar të opozitës kishin përgatitur dhunimin e fjalës së deputetëve të Partisë Demokratike. Kushdo që dhunon fjalën e lirë, rregulloren, ligjin dhe interesit publik do na ketë përballë pa asnjë hezitim’, shkruan Zhupa në Facebook.

Postimi i plotë:

Me manovra bashkepunimi me nje grup te vogel brenda grupit parlamentar te opozites kishin pergatitur dhunimin e fjales se deputeteve te Partise Demokratike.

Ne nuk e lejojme, demokratet ekzistojne fale fjales se lire.

Procesi integrimit nuk eshte tango mes dy individeve qe monopolizojne kuvendin. Por ditet e kesaj muzike me nota te stonuara do mbarojne shume shpejt.

Me paturpesi ndaluan fjalen e anetareve te komisionit te integrimit, me paturpesi ndaluan fjalen e ish minister te jashtem, me paturpesi ndaluan fjalen e kolegeve opozitar fale bashkepunimit me Nikolla-Ballen e kuvendit.

Kushdo qe dhunon fjalen e lire, rregulloren, ligjin dhe interesit publik do na kete perballe pa asnje hezitim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here