Sekuestrohen 21 kg kanabis….

0
133

Falë bashkëpunimit me qytetarët policia godet tre raste në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 21 kg kanabis.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, një tjetër shpallet në kërkim si dhe një procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Policia e Krujës në vijim të kontrolleve për parandalimin , evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve, falë dhe  informacioneve  të marra nga qytetarët  se disa shtetas në banesat e tyre mund të kishin lëndë narkotike, ka  organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesat e dyshuara.

Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K., pasi në banesën e tij Policia gjeti  dhe sekuestroi  7.3  kilogramë kanabis. U bë shpallja në kërkim e shtetasit K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht  për shkak të moshës shtetasi  I.B, pasi në banesë ju gjet  rreth 1.3 kilogramë kanabis.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here