Në Korçë, Skënderbeu priste Luftëtarin me Dajën që kishte kërkuar impenjim maksimal nga të tijtë pasi bardhekuqve u duhej patjetër fitorja pas luhatjeve të rezultateve. Por në pjesën e parë vendësit zhgënjejnë pritshmëritë. Ndonëse korçarët kishin fjalën e parë në këtë 45 minutësh, sërish rastet konkrete nuk do të ketë, madje momentin më të mirë e krijojnë miqtë nga Gjirokastra, por flamuri i vijërojtësit ndal aksionin e bukur të Renjës në të 29-ën.
Edhe në pjesën e dytë tabloja është e njëjtë, ndonëse Skënderbeu përpiqet të bëjë diçka më shumë. Në minutën e 49-të Dejvi Bregu ka një shans të artë shënimi, por çuditërisht gjuan jashtë, ndonëse është i vetëm përpara porterit Qyrani. Në minutën e 56-të Daja humbet Muzakën me mesfushorin që del me barrelë nga fusha, vendin e të cilit e zë Oto Xhon.