Edi Rama “viktimë”? Kryeministri akuzon Holandën për racizëm! Zbardhet deklarata!!

0
143

Kreu i qeverisë Edi Rama i ka paraprirë një “JO”-je të mundshme nga Këshilli i Europës për çeljen e negociatave me vendin tonë.

Vazhdimisht gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se niveli i Shqipërisë është më i lartë se çdo vend anëtar u BE-së, kur ka qenë në prag të çeljes së negociatave.

Pasi foli për grupimet pro dhe kundër zgjerimit në BE, Rama ka shkuar deri aty sa ka akuzuar dhe Holandën për racizëm.

“Screening ka nisur dhe ne po bëjmë sikur s’ka nisur, se na fillon një kazan këtu dhe një kazan këtu dhe na ngrihen temperaturat e brendshme në BE. Deri dje ishin zgjedhjet evropiane dhe ata e thonin copë, c’clidhje kanë zgjedhjet me ju dhe kushtet që shqiperia ka plotësuar apo nuk ka plotësuar.

Pse qenka më ekzigjente Holanda se Finlanda, çfarë do të thotë kjo?! Do të thotë se në Finlandë janë me tolerantë ndaj krimit se ndaj Holanda? Jo!

E keni parë ju kur shkatërrohet një bandë, që ka vetëm dy shqiptarë, dhe shtetas të kombësive të tjera, dhe në Holandë thuhet shkatërrohet banda e shqiptarëve!”, u shpreh Rama, ndërsa shtoi më tej se kushtet për Shqipërinë do të shtohen sa kohë që në BE ka ende përplasje të mëdha të brendshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here