U shmang një tragjedi, kaosi në derbi! Tirana përjashton drejtorin e stadiumit

0
105

Pas incidenteve që prodhoi në prolog derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, klubi bardheblu ka marrë masën për të pezulluar nga puna drejtorin e stadiumit “Selman Stërmasi”, Ksenofon Hasko Çela, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Me të njëjtën masë është pezulluar edhe një prej rojeve të stadiumit, i cili ishte në punë një natë përpara zhvillimit të takimit, bëjnë me dije burime pranë klubit Tirana për Rtv Ora.

Disa tifozë të Tiranës janë futur mesnatën e së shtunës në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe hapën kanale, për të vendosur brenda tyre lëndë plasëse dhe piroteknike. Fatmirësisht, policia zbuloi planin pas sherrit që ndodhi një orë para nisjes së takimit dhe largoi lëndët plasëse, duke shmangur një tragjedi.

Drejtori, Hasko Çela është shprehur se ka kryer me përpikmëri detyrat që i takojnë dhe nuk është përgjegjës për ngjarjen e ndodhur, duke theksuar se përpara nisjes së derbit ka njoftuar personat përkatës mbi sigurinë në stadium. Klubi i Partizanit nëpërmjet një deklarate për shtyp akuzoi Tiranën për paaftësi për organizimin e derbit, ndërsa i akuzoi për bashkëpunim me tifozët.

Menjëherë reagoi edhe klubi i Tiranës, duke u distancuar nga aktet e dhunës dhe kërkoi nga rivalët se nëse kanë prova dhe fakte t’i paraqesin në Prokurori. Për ngjarjen e ndodhur në stadium kanë nisur hetimet dhe priten masa ndaj të gjithë agresorëve që shkaktuan kaos përpara fillimit të derbit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here