O doktorantë! Jeni të mbaruar….

0
101

Nga Artan FUGA

Pas vkm për orientimin krejtësisht të gabuar të kërkimit shkencor,
pa e konsultuar me komunitetin e kërkuesve shkencorë dhe profesoratit universitar,
pa marrë asnjë model perëndimor,
jam i bindur se për të përballur politikat e mbrapshta të qytetares besa shahini në ministrinë e arësimit si edhe ato të qeverisë që shpreh ky vendim, ka vetëm një rrugë:

Krijimi i një:

KOMITETI KOMBËTAR PËR SHPËTIMIN E KËRKIMIT SHKENCOR DHE DIJES UNIVERSITARE.

Ose ndryshe ne intelektualët e këtij vendi nuk jemi vetëm qazima, hajdara, a kadrinj, apo
lëpirës kazanësh,
tepsish,
a uturakësh,
por jemi thjesht legena me grada!

Testi me akademinë e shkencave u bë! Ne dolëm të dobët, të pafuqishëm, të anestezuar!

Tani prisni goditjet e tjera!

Por, kërkimi shkencor dhe shkenca nuk janë pronat tona ore kolegë, shefa, të zgjedhur në senate, rektorë, administratorë universitetesh private, aksionere, roje godinash universitare, guzhinjere mencash universitare, drejtora institutesh, por janë vlera të shqiptarizmit.

O doktorantë! Jeni të mbaruar!

T’i braktisësh je tradhëtar!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here