Berisha denoncon: Alqi Bllakon e liruan për shkak të Veliajt, zbatoi skemën më kriminale 1-miliardëshe

0
265

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme në Kuvend për vendimet e GJKKO për inceneratorin e Elbasanit.

Berisha u shpreh se Alqi Bllako u shpall i pafajshëm për inceneratorin e Elbasanit për shkak të kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi sipas tij ai ka zbatuar skemën më kriminale 1-miliardëshe.

Sa i përket ish-ministrit Lefter Koka, Berisha u shpreh se “mirë ia bënë Lefterit, shumë mirë ia bënë, që nuk i nxjerr të gjitha”.

“Rruga e Kombit, Hani i Hotit dhe Muriqani, sjellin në Shqipëri 55-60 përqind të të gjithë atyre që vijnë vizitorë në këtë vend.

I keni ndëshkuar 10 vite me grykën e shishes Thumanë-Fushë Krujë.
E keni bërë udhëtimin nga Tirana në Shkodër infernal.

Rruga e parë që duhej zgjeruar mbi të gjitha është Lezhë-Shkodër.
Përkundrazi! Çfarë keni bërë në Rrugën e Kombit. As edhe një metër linear në segmentin Milot-Rrëshen. Përveç taksës.
Po si mund të recitoni këtu? Ju sikur pini drogë.
Unë nuk mund të perceptoj njerëz me arsye që mund të flasin në këtë platformë në këtë mënyrë.
Të gjitha këto janë të vërteta.
Po djegësat? Institucionet ndërkombëtare thonë se 90 përqind janë zhdukur paratë. Ku janë 200 milionë euro të taksapaguesve? Ku janë?
A e morët vesh që Alqi Bllakon e liruan? E liruan për shkak të Erion Hajdutit. E liruan për shkak të Erion Veliajt. Sepse ka zbatuar skemën më kriminale 1-miliardëshe.
Dhe mirë ia bënë Lefterit, shumë mirë ia bënë, që nuk i nxjerr të gjitha”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here