Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në Lushnjë, dy persona në pranga dy të tjerë në kërkim…

0
138

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia e Lushnjes ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në fshatin Dushk.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M.Gj, në Dushk të Lushnjes, u gjetën dhe sekuestruan 340 gram lëndë narkotike Kanabis.

Në këto kushte u arrestua në flagrancë shtetasi: M.Gj, 20 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.

Gjithashtu, në vijim të punës së përditshme të kontrollit të territorit si edhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, në fshatin Kutë, Mallakastër, u gjetën të kultivuara disa bimë Kanabis.

Policia arrestoi një nga autorët e dyshuar të kultivimit të tyre si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë.

U arrestua në flagrancë shtetasi: B.Z, 50 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër.

U shpallën në kërkim shtetasit: F.Z, 42 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër, dhe F.Z, 39 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve B.Z dhe F.Z, u gjetën dhe sekuestruan 1.3 Kg lëndë narkotike Kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale,”-njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here