E rëndë/ Preku zemrat e gjithë shqiptarëve, ndërron jetë 21-vjeçari…

0
139

Djaloshi 21- vjeçari nga Ulqini, Emro Abazit, nuk ka arritur dot t’i shpëtjë sëmundjes së rëndë dhe ka ndërruar jetë dy ditë më parë.

Ai u bë i njohur përmes emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, ku u bë thirrje për ndihmë dhe shqiptarët kudo në botë u bënë bashkë për të riun dhe mblodhën 450 mijë euro që ai të kryente terapitë në Gjermani, por nuk ka mundur t’ia dalë dot, pavarësisht trajtimit dhe mbështetjes së tyre.

Lajmin e hidhur e ka dhënë Elvis Naçi, përmes një statusi në ‘Facebook’, ku i lutet zotit që ta mëshirojë.

“Emro e mbylli jetën e kësaj bote por lusim Zotin e Gjithësisë ta fali, mëshirojë dhe të dërgojë ne Xhenet, në botën tjetër. Amin.”, shkruan ai teksa publikon foto ku shqiptarët e përcjellin të riun në banesën  e fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here