Derbi “Della Madonnina”/ Berlusconi: E shikova në TV, Milan më zhgënjeu!

0
164

Silvio Berlusconi nuk ka kursyer kritikat për Milanin pas humbjes 2-0 kunder Interit.

Brozovic dhe Lukaku me golat e tyre i dhuruan fitoren Interit, por bosi italian që aktualisht është në krye të klubit të Monzës shprehu një zhgënjim të madh për lojën e ish-skuadrës së tij.

“U përpoqa ta shikoj në televizion, por pas një kohe futbolli i Milanit më zhgënjeu”, tha ish-presidenti i kuqezinjve për “Calciomercato”.

 “Milani e zgjodhi Giampaolon. Të gjithëve iu dukej i mirë ai. Unë kurrë nuk e kam takuar atë, prandaj nuk mund ta vlerësoj”, shtoi ai.

 

I pyetur për drejtorët e Milanit, Boban dhe Maldini, Berlusconi dha një përgjigje të shkurtër.

“Të themi se i kam përkrahur kur ishin lojtarë”, theksoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here