Ceremonia e FIFA/ Klopp shpallet trajneri më i mirë, Messi mer titullin “The Best”

0
135

Jürgen Klopp është shpallur nga FIFA si trajneri më i mirë i sezonit të kaluar, duke marrë kështu çmimin “The Best”.

Trajneri i Liverpool mposhti konkurrencën e Pep Guardiola dhe Mauricio Pochettino për këtë çmim.

Fitues i Champions League dhe nënkampion në Premier League, trajneri gjerman ktheu “The Reds”-at në majën e futbollit evropian, duke e fituar Ligën e Kampioneve për herë të parë që nga viti 2005.

Në kampionatin anglez, Liverpool grumbulloi 97 pikë, vetëm 1 më pak sesa City kampion.

Më parë, çmimin The Best e kanë fituar Claudio Ranieri, Zinedine Zidane dhe Didier Deschamps.

Leo Messi është “The Best”. Në ceremoninë gala të zhvilluar në La Scala të Milanos, FIFA i ka dhënë çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit yllit të Barcelonës, që ishte i nominuar së bashku me Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk.

Messi fitoi sezonin e kaluar kampionatin spanjoll dhe arriti deri në gjysmëfinalet e Champions League, aty ku u eliminua nga Liverpool pasi kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-0.

Për femra, çmimin The Best e mori Megan Rapinoe, kapitenia e SHBA, që u shpall kampion bote

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here