Të rinjt kurajozë protestë për ujin e pijshëm në Tiranë/ Ja denoncimi i fortë…

0
109

Mungesa e uji në Tiranë ka shqetësuar shumë qytetarë, por shumë pak kanë reaguar dhe më së shumti online. Mirëpo disa të rinj kurajozë dhe me theks të rëndësishëm qytetarët, anëtarë të Lëvizjes Reago, ka protestuar për problatikën e ujit në Tiranë përpallë godinës së UKT.

Ja deklarata e tyre:

Ne të rinjtë e Lëvizjes Reago,sot organizuam një protestë simbolike mbi problemin e theksuar të ujit të pijshëm në Tiranë. Ndër vite jemi përballur me 2 fakte : – rritje të vazhdueshme të çmimit të ujit – premtime të parealizuara për furnizimit 24 orë me ujë Ne nentor te vitit 2017,me propozim te bashkise dhe me miratim te ERRU u mor vendimi I pare per rritjen e cmimit te ujit,duke cuar ne dyfishimin e tij. Tarifa e cmimit te ujit per m3 u rriten me 20 leke dhe tarifat fikse u rriten nga 100 leke ne 200 leke per te githe kategorite. Keshtu qyetaret paguan dyfishin e cmimit,pa asnje ndryshim ne cilesine e sherbimit. Ne sot në rradhë të parë jemi qytetarë të Tiranës dhe jemi këtu për të denoncuar dhe për të reaguar ndaj këtij problem jetik. Ne po diskutojmë sot,në vitin 2019,për kushte minimale të jetesës,për ujin e pijshëm, ndaj është detyrë dhe obligim qytetar për secilin nga ne që të reagojë në menyrën e tij kundrejt kësaj gjendje alarmante. Në fakt sot ne të rinjtë,studentët, jemi të vendosur edhe përpara një sprove tjetër,përpara një sprove të vështirë,përpara sprovës së dinjitetit. E bej këtë parantezë sepse në bazë të garës sê “spiunimit anti-abuzim” që u iniciua nga zoti kryeministër disa ditë më parë,ne sot vetëshpallemi “spiunët e parë” duke denoncuar këtë rast flagrant abuzimi ,atë të ujit të pijshëm në Bashkinë e Tiranës. Bazuar dhe në faktet e të dhënat e shqyrtuara më lart,në kërkojmë që të mbahet premtimi i z.kryeministër dhe secili nga ne të fitojmë nga një bursë 1-vjeçare! “Denonco për një bursë falas” e besoj se do të jetë një fushatë e suksesshme, sepse ne do të jemi këtu për të reaguar dhe për të denoncuar çdo rast abuzimi duke nisur nga sot! Rishihemi serish ne protesta dhe organizime te tjera!

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here