Dita e 8 Marsit/ Ja sa raste u denoncuan nga grate dhe vajzat e dhunuara. Policia raporton rastet.

0
200

Në ditën që supozohej të respektoheshin, të uroheshin, madje siç ndodh rëndom të merrnin edhe dhurata, 7 gra e vajza kanë rënë pre e dhunës në familje. Policia raporton rastet e denoncimeve të dhunës nga gratë në diten e 7 Marsit. janë kapur 4 rastë vetëm n ë Kryeqytet dhe në disa qyetet të tjera janë regjistruar disa rastë. Citon policia e shtetit.

Policia ka arrestuar dy persona dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për shkak të dhunës fizike e psikologjike që kanë ushtruar ndaj bashkëshorteve, nënave dhe motrave të tyre.Burimet thanë se në Ditën Ndërkombëtare të Grave, më 8 Mars, janë plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes nga Gjykata, pas denoncimeve që kanë bërë vetë të dhunuarat në disa komisariate në vend.

Vetëm në kryeqytet janë denoncuar 4 raste. Ndërsa rastet e tjera të dhunës janë regjistruar në Durrës, Ersekë dhe në Berat. Ky fenomen këtë vit është një ndër prioritetet e Policisë së Shtetit. Madje janë ngritur struktura të posaçme për të informuar, pritur dhe trajtuar rastet e grave dhe vajzave që dhunohen në familje.

“Nisur nga fakti se në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, vitin e kaluar, kemi pasur 827 ngjarje brenda marrëdhënieve familjare, me 943 të dëmtuar, nga të cilët 637 janë femra, duam të sensibilizojmë pjesën më vulnerabël të shoqërisë për dhunën në familje. Në vitin që kaloi, për 165 raste është plotësuar kërkesë padia për urdhër mbrojtjeje, 251 prej tyre janë bashkëshortet, 41 motrat e 106 fëmijët”, thonë drejtues të Policisë së kryeqytetit.DHUNA MË 8 MARSNjë vajzë 22-vjeçare është paraqitur dje në Komisariatin nr.2 të Policisë së Tiranës dhe ka denoncuar për dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike të atin dhe vëllain. Burimet thanë se është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen H.S., pasi dyshohet se babai e vëllai, S.S. e M.S., 51 e 20 vjeç, në mënyrë të vazhdueshme kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.Në fshatin Poshnjë të Beratit, një grua është rrahur nga i shoqi dhe nga djali ditën e 8 Marsit. Policia tha se edhe asaj i është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.E dëmtuara Sh.K., 63 vjeçe, ka denoncuar djalin F.K., 41 vjeç, që, sipas saj, ushtron dhunë në mënyrë të vazhdueshme dhe bashkëshortin, F.K., 67 vjeç, i cili dje ka bashkëpunuar me të birin.Për këtë arsye, Policia ka arrestuar djalin e të dëmtuarës dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj bashkëshortit. Nga ana tjetër, në Tiranë, Ersekë dhe Durrës janë denoncuar edhe 4 burra për dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se ka nisur procedim penal dhe është lëshuar kërkesë padi për urdhër mbrojtjeje për shtetasen M.M., 40 vjeçe, e cila është rrahur nga i shoqi, K.M., 48 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.L., 36 vjeç, që ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes L.L., 33 vjeçe.Policia e Durrësit ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen 59- vjeçare M.Y, e cila është rrahur vazhdimisht nga bashkëshorti V.Y., 67 vjeç.Një 37- vjeçare, shtetasja me iniciale K.Dh., i është drejtuar Komisariatit të Policisë së Ersekës, duke denoncuar për dhunë bashkëshortin e saj 34 vjeç, shtetasin S.Dh. Do të jetë Gjykata që do të vendosë tashmë për fatin e këtyre grave e vajzave të dhunuara.8

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here