Çollaku ngre pyetjen: Të bashkakuzuarit e Tahirit janë dënuar në Itali! Janë më cilësorë këta tanët se sa anti-mafia italiane?

0
184

Gazetari investigativ Basir Çollaku, ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Ai është marrë edhe me këtë çështje, është shprehur se, gjithçka është bërë me një regji qëndrore, që nuk ka dashur dënimin e ish ministrit socialist.

“Unë rezervoj në dyshimet e mia, në infot që kam që çojnë drejt provës për fajësinë e ish ministrit. Përse prokuroria u ngadalësua, u shpërbë, prokurorët u çuan nëpër kodra e gërxhe. Se të bashkakuzuarit e Tahirit janë dënuar në Itali. Janë më cilësorë këta tanët se sa anti-mafia italiane? Kush i ndihmoi për ta sjellë në Itali?

Shkëputja e dosjes është nga një regji qëndrore. Nëse nuk ka prova shpalle të pafajshëm. Kanë ndëryrë aq fortë sa kanë habitur edhe ish ministrin. Ai e di se çfarë ka bërë. Ai priste me të drejtë një gjykim ndryshe. A është vettingu, kompromisi, paraja?

“Ne kemi parë shumë prova për dosjen e zotit Tahiri”, do të shprehej ish ambasadori amerikan Donald Lu. Më tej ambasada e SHBA do të shprehej se ka presion ndaj prokurorëve”, është shprehur Çollaku. /Syri.net
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here