Deputetja e PD, Çupi: Sot mazhoranca pranoi se vendi ka opozitë dhe asaj i takojnë të drejtat

0
145

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke komentuar zhvillimet e sotme është shprehur se, nuk është ndonjë favor, por thjeshtë pranim nga ana e PS-së se vendi ka një opozitë dhe asaj i takojnë të drejtat e saj.

‘Sot nuk kemi as favor, as dhurim të mazhorancës për opozitën, por sot ka një pranim të mazhorancës që Shqipëria ka opozitë, ka një grup opozitar parlamentar dhe instrumentet e parlamentarizmit që i garanton Kushtetuta, janë të detyruar ti zbatojë mazhoranca.

Fakti që në 6 muaj mazhoranca  nuk ja doli të thyejë protestën dhe qëndresën tonë dhe të drejtave të opozitës, e detyroi mazhorancën që të pranojë atë që kërkonim ne.

Komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese dhe që i garanton edhe rregullorja.

Edhe deklarata e Ambasadës së SHBA dhe kontaktet me partnerët ndërkombëtar kanë qenë të vazhdueshëm.

Unë kam qenë një nga ato që kemi takuar dhe kërkuar këtë që e themi në media, e kemi kërkuar edhe nga ndërkombëtarët.

Nuk është favor, dhuratë, apo pakt, por është një e drejtë që i takon opozitës dhe që do ta merrte patjetër’, tha Dhurata Çupi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here