Sali Berisha në ekspozitën e ambasadës polake, ja mesazhi i publikuar nga ish kryeministri!

0
137

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë dje në ekspozitën e çelur nga ambasada polake në Shqipëri, në 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, për sulmet kundër Polonisë nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik! Ai tregon në një mesazh në Fb, për një libër të ri me rëndësi historike që është prezantuar në këtë takim.

Mesazhi i plotë:

Ne ekspoziten e çelur nga ambasada polake ne vendin tone, ne 80 vjetorin e fillimit te Luftes se Dyte Boterore, sulmet kunder Polonise nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik!

Te dashur miq, dje mora pjese ne çeljen nga ambasadori i Polonise, zoti Karol Bachura te ekspozites se pasur ne fotografi mbi sulmin e Gjermanise naziste dhe Bashkimit Sovjetik ne perputhje me paktin Ribentrop-Molotov, rezistencen e fuqishme te kombit polak ndaj ketij pushtimi dhe luften me vetmohim te qindra mijera luftetareve polake ne Europe, Azi dhe Afrike kunder forcave te Boshtit dhe per fitoren e Aleateve.

Ambasadori Bachura ne kete ceremoni paraqiti me vleresimet e tij librin e mjekut dhe historianit te njohur Prof.Dr. Spiro Mehilli “Polonia, viktime e Luftes se Dyte Boterore”.

Me kete rast ai falenderoi autorin per kete veper te rendesishme per publikun shqiptar, e cila e njeh ate me te gjithe historine dramatike qe parapriu dhe shoqeroi fillimin e Luftes se Dyte Boterore. sb

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here