Paralajmërim i fortë nga Shehaj: Do të nxjerrin dhe tetë emra kryebashkiakësh të inkriminuar…

0
106

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në “Opinion” se Partia Demokratike do të publikojë dhe tetë emra të tjerë të kryetarëve të bashkive të majta që preken nga ligji i dekriminalizimit.

Ai ka theksuar se informacionet për ta do të dalin shumë shpejt dhe se PD është duke i verifikuar ato.

“Jemi duke parë dhe tetë raste. Ne na shkruajnë vetë. Vijnë njerëzit vetë, i njohin shumë mirë se me çfarë janë marrë këta.

Ky i Vaut të Dejës nuk e di sa emra dhe mbiemra ka. Në momentin që ne na vjen indicia nga disa burime, në rastin e Valdrin Pjetrit ka qenë i dënuar në Itali ne gjejmë mënyrën për ta verifikuar.

Nuk është ndonjë vështirësi për këtë, dalin shumë shpejt informacionet,”- tha Agron Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here