Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar: Italiani uli avionin në Ishëmpër të marrë drogën, nuk kishte asnjë defekt

0
150

taliani Guido Guidi ka ulur avionin e tij në Ishëm vetëm për të marrë drogën dhe mjeti i tij fluturues nuk ka pasur asnjë defekt dhe në zonën e Ishmit në Durrës nuk ka pasur asnjë turbulencë ajrore që mund të sillte rrëzimin e tij.

Është Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar që ka dalë në këto përfundime pas hetimeve që ka bërë në lidhje me gjendjen teknike të mjetit fluturues që u ul në Ishëm dhe ku deri më tani janë disa persona të ndaluar.

Fillimisht Guido Guidi tha se kishte pasur defekt dhe prandaj ishte ulur aty, por më pas pranoi se kishte ardhur për të provuar pistën nga ku do të ngarkohej me drogë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here