Vret veten 9-vjeçari, u tall nga shokët se ishte gay…

0
317

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Koloradon së fundi pasi një djalë vetëm 9-vjeçar ka kryer vetëvrasje si pasojë e talljeve që merrte nga shokët në shkollët, pasi iu kishte treguar se ishte gay.

Mamaja e 9 vjeçarit Jamel Myles, Leia Pierce, rrëfeu për ‘KDVR-Tv’ se vogëlushi i kishte treguar asaj gjatë verës se ishte homoseksual, shkruan BBC.

Pasi u rikthye në shkollë, Jamel i tregoi mamasë se do t’u rrëfente shokëve që ishte gay sepse ndihej krenar për këtë gjë. Mirëpo, ai u tall dhe u ofendua nga shokët për 4 ditë rresht, duke bërë që ai ta cilësonte situatën si të padurueshme dhe kreu vetëvrasje.

Trupi i Jamel u gjet në shtëpinë e tij të enjten i pajetë. Sipas nënës së djalit, pak para se të bënte vetëvrasje, ai i kishte treguar motrës më të madhe se nxënësit në shkollë i kishin thënë të mbyste veten pasi u tregoi që ishte homoseksual. Ndërkaq, policia është duke hetuar mbi rrethanat e vdekjes së vogëlushit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here