“Rama i quan gazetarët kazan”, Der Standard “sytë” nga Shqipëria: U mbyllën dy emisione kritike ndaj qeverisë

0
141

Gazeta e njohur austriake Der Standard, i ka kushtuar një shkrim lirisë së medias në Ballkan dhe përpjekjeve të Bashkimit Europian për të luftuar propagandën në këtë rajon.

“Me rritjen e autoritarizmit dhe politikave jo liberale në Ballkan, liria e medias është e limituar. Thuajse në të gjithë vendet, presioni ndaj gazetarëve të pavarur po rritet dhe shumë parti po e abuzojnë median, për propagandë. Për këtë arsye, Komisioni Europian ka organizuar, ditët e medias për Ballkanin Perëndimor për dy vite, me anë të një iniciative të Johannes Hahn, për të ndërtuar strategji në kundërpërgjigje të fenomenit”.

Në shkrim thuhet se liria e medias është e limituar, me triumfin e autoritarizmit dhe jepen shembuj konkretë të gjendjes së medias, përfshirë Shqipërinë, ky dy emisionet kritike me qeverinë Rama, “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi dhe “A Show” nga Adi Krasta, u mbyllën.

Kryeministri Edi Rama ka folur për “disiplinimin” e medias online, në kontekstin e legjislacionit shqiptar. Në Shqipëri, dy emisione kritike ndaj kryeministrit Rama, janë mbyllur. Moderatori Ylli Rakipi, është shprehur se kjo ka ndodhur si pasojë e presionit të kreut të qeverisë. Rama njihet për përcaktimet pezhorative ndaj gazetarëve dhe medias – ai ndonjëherë i quan kazan“, shkruhet ndër të tjera në artikullin e prestigjiozes austriake.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here