‘Plas’ te Hipoteka, tensione mes shefave, nuk pranojnë të lirojnë zyrat…

0
115

Mësohet se, mëngjesin e sotëm në institucionin e Hipotekës në Vlorë ka plasur një revoltë nga ana e ish-drejtuesve të saj. Shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës ka shkaktuar tensione në këtë institucion. Mësohet se Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Enrik Mehmeti tha se shkak i shkarkimi të Alimadhit, (në vend të Alimadhit u emëruar juristi Alteo Nazëraj) dhe nëndrejtori Klodian Troci, (e zëvendësoi Krenar Xhemali) u bë fakti se ata kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here