Basha: Narkoshteti Rama-Tahiri dhe darka e luksit e deputetëve të PS

0
611

Qeveria Shqiptare e drejtuar nga Edi Rama ka punuar më shumë për krimin dhe drogën sesa për qytetarët. Këtë pretendon, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në kuvend.

Sipas Bashës, ndalimi i arrestimit të Tahirit është një vulë e zezë për këtë kuvend.

Të nderuar bashkëqytetarë që krimi, droga dhe e keqja ka kapur vendin tregohet më së miri në këtë kuvend. Ja ku jemi bashkë, këtu duke u marrë me një tjetër kriminelë të pushtetit të Ramës. Është rasti i vetëm në historinë e botës, ku qeveria është marrë më shumë me krimin se sa me qytetarët e thjeshtë. Është hera e parë, që Kuvendi hedh  poshtë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të një deputeti. Për herë të parë kuvendi rrëzon kërkesën e prokurorisë, ndërkohë që në 24 raste precedente, i është hequr të gjithëve. Edhe në raste kur ka qenë qesharake. Gjithnjë ka qenë respektuar parimi i ndarjes së pushteteve dhe se I takon drejtësisë për tu marrë me hetimet, jo kuvendit. Ky Kuvend ka marrë vulën e narko shtetit, Rama-Tahiri”, tha Basha.

Sipas Kreu të PD, Narko trafikantët janë të paprekshëm, por policët që tentojnë ti kapin ato arrestohen dhe trajtohen si kriminelë dhe  kwtu Basha rrwfeu dhe historinw e oficerit tw Policisw, Dritan Zaganit. (këtu flet për Dritan Zaganin). Këtu kemi raste vetëvrasje për 1 gram hashash, për mos pagim energjie elektrike… Shumë e shumë të tjerë shkuan drejt vetëvrasjes. 

Duke i numëruar me radhë emrat e të ndjerëve që bënë vetëvrasje pasi përfunduan në gjykata e burgje nga masat drastike të shtetit të Ramës, kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar atë që i kanë thënë dy miqtë e tij të huaj teksa darkonin në një nga lokalet me luksoze të Tiranës,

bashakuvend

“Atë ditë kur deputetët socialistë votuan për mbrojtjen e Tahirit, dy miqtë e mi të huaj darkuan në një nga lokalet më luksoze të Tiranës. Për cudinë e tyre, por jo të timen, dy tavolina te vetme të zënë të lokalit kishin në krye socialistë, njëri pinte puro të shtrenjta kubane dhe konjak të shtrenjtë, dhe tjetri me verë që kushton me shtrenjtë se rroga minimale. Dy deputetë rrogtarë që nuk e kishin parë këtë luks, sot jetojnë si sheikë, kjo është e vërtetë e shtetit tënd”- tha ai, duke iu drejtuar Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here