Wednesday, May 15, 2024
Home Sport Zbulohet logoja e Kupës së Botës “Qatar 2022”!

Zbulohet logoja e Kupës së Botës “Qatar 2022”!

0
143
Të martën e kaluar, Doha lançoi logon e Kupës së Botës “Qatar 2022”, e cila u shfaq në disa kryeqytete ndërkombëtare, sikurse u publikua edhe në faqen zyrtare të FIFA-s.

Dizajni i logos në formën e numrit “8” (tetë) simbolizon tetë stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e këtij kampionati, si dhe shenjën infiniti që përfaqëson trashëgiminë e qëndrueshme që do të lërë pas evenimenti në Katar. Elementet decorative të logos janë si ato që qëndisen në shallin tradicional dimëror dhe janë pjesë e trashëgimisë së vendit. Logoja u frymëzua nga shalli arab, sepse Botërori do të organizohet në dimër, ndërsa pikat që shfaqen në shall ngjasojnë me kaligrafinë arabe për të pasqyruar kulturën arabe, pasi Katari është i pari vend arab që organizon një Botëror Futbolli.

  • foto galeri z

Logoja është zbukuruar gjithashtu me ngjyrën e bardhë dhe të kuqerremtë, të cilat janë ngjyrat e flamurit të Katarit.

Teksa lakohet, dizajni simbolizon një rreth të përsosur që tregon formën e topit të futbollit si dhe të kupës së Botërorit, ndërsa dallgëzimet në logo imitojnë formën e dunave të shkretëtirës.

Logoja u shfaq në pjesën e përparme të Arkivit Kombëtar në zonën Musheireb në juglindje të kryeqytetit dhe në shumë vende të tjera të Dohas, si dhe në qytete në mbarë botën si Madrid, Buenos Aires Beirut, krahas vendeve të tjera arabe si Tunizia, Algjeria, Maroku, Jordania, Iraku dhe Kuvajti.

Në mes të këtij viti, Katari zbuloi se më shumë se 75% të përgatitjeve për Kupën e Botës kanë përfunduar në shumë prej stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e këtij Botërori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here