Rrënqethëse, fëmijët e braktisur nga nëna shesin plehun e lopës për të siguruar bukën

0
140

Stejsi e Besajda 16 dhe 14 vjeç janë vëlla e motër e që prej tre muajsh jetojnë me gjyshin 88 vjeç të verbër. Babai i tyre ndërroi jetë para tre vitesh e ndërsa nëna i braktisi tre muaj më parë.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “Balkanweb” se dy fëmijët dhe gjyshi jetojnë në fshatin Trashovicë në Gramsh në një banesë ku çatia e saj pikon, pas goditjes së rrufesë një vit më parë.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e prindërve, fëmijët vuajnë edhe për bukën e gojës, e për ta siguruar atë detyrohen të shesin plehun e lopës në qytet,  ndihmën ekonomike që merrnin ua kanë ndërprerë para tre muajsh.

E ardhura e vetme e familjes Cekrezi është pensioni i gjyshit, 100 mijë lekë të vjetra ku me të s’mund të paguajnë ilaçet mujore që ai merr.

Ëndrra e Stejsit dhe Besajdës për t’u bërë elektricist e doktoreshë duket se ka përfunduar, në banesën ku ata jetojnë, që gjendet në mes të pyllit.

Ne kontaktuam në telefon me kreun e bashkisë Gramsh z Klodian Tace i cili u shpreh se nuk është ne dijeni të rastit, por premtoi që do të merret personalisht për të zgjidhur situatën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here