Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 15 vjetorin e krijimit, në një ceremoni madhështore të organizuar në Pallatin e Kongreseve. Të pranishëm në takim janë drejtues të LSI, themelues, anëtarë, ambasadorë dhe figura të njohura publike.
Pas një dokumentari që tregon rrugën e LSI përgjatë 15 viteve, fjalën e hapjes e ka marrë kryetarja e LSI, Monika Kyremadhi.
Kryemadhi u shpreh se ky përvjetor i LSI është shembulli më i qartë i ngadhënjimit të së drejtës. “Nuk ka forcë që na ndal në përmbushjen e misionit tonë. Busulla jonë është integrimit. Motoja jonë është Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët”,- tha ndër të tjera Kryemadhi.