“Atë anglishten e di si e flas ama…” “Nuk kanë fund”, justifikohet Hajdari! Tregon pse bën shumë gafa në Kuvend

0
122

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari e njohur për gafat e njepasnjëshme është munduar të justifikohet, e fundit ishte ajo në seancën plenare, ku Hajdari tha: Do të përçajmë Shqipërinë.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja Hajdari thotë se është më mirë të bëjë lapsuse sesa të gënjejë shqiptarët dhe demokratët.

Rudina Hajdari: Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre.

Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me Amerikanët, Gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here