Matchy-matchy! Arbana dhe Eduarti dalin rrugëve të Tiranës…

0
135

Prej disa muajsh, në media po përflitet për romancën e re të moderatores Arbana Osmani me regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishajn.

Dyshja jo vetëm që janë parë shpesh së bashku në të njëjtat vende, por edhe kanë bërë vazhdimisht komente ngacmuese e dedikime të veçanta për njëri-tjetrin në Instagram.

Megjithëse nuk kanë folur asnjëherë publikisht për lidhjen e tyre, ata nuk ngurrojnë të dalin kudo së bashku dhe së fundmi janë fotografuar nga “Panorama Plus” rrugëve të Tiranës.

Ata shfaqen së bashku në një lokal teksa pinë kafe e bisedojnë, ndërkohë që e shohin njëri-tjetrin plot dashuri.

Më pas, ata kanë ecur krah njëri-tjetrit rrugëve të qytetit, të veshur me rroba sportive dhe ajo që na bie në sy është fakti se ata kanë kombinuar rrobat.

Arbana dhe Eduarto janë veshur të dy me pantallona të shkurtra ngjyrë bezhë dhe bluze në ngjyrë të hapur.

Duken me të vërtetë si dy zogj të dashuruar, apo jo?

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here