Premier Ligë/ Siti fiton sërish me goleadë, ndalet Çelsi…

0
107

Java e katërt e Premier Ligës angleze ka sjellë ditën e sotme disa rezultate surprizë mu nisi me barazimin mes Southemptonit dhe Mançester Junajtidit, ndërkohë që në barazim 2-2 është mbyllur edhe takimi mes Çelsit dhe Shefildit. Megjithëse blutë e Londrës po fitonin 2-0 në pjesën e parë, një gol i Robinson dhe autogoli i Zumës në minutën e 90, i ka kushtuar fitoren Çelsit.

Sakaq, Siti nuk di të ndalet ku duket se ka shfryrë inatin për dëmtimin e Laporte. “Qytetarët” kanë mundur me rezultatin 4-0 skuadrën e Brigtonit, duke u ngjitur në vendin e parë. Fillimisht ishte De Bryn ai që shënoi dhe më pas Aguero ka realizuar dy gola të tjerë, para se Bruno Silva të vuloste takimin.

Aston Vija ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj Kristal Palas, ndërkohë që 1-1 është mbyllur edhe takimi mes Njukasëllit dhe Uatfordit. Test Hem ka marrë një fitore me rezultatin 2-0 ndaj Noruiçit, teksa 3-1 ka fituar Leisteri ndaj Bournmuthit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Rezultatet:

Çelsi-Shefild 2-2

Kristal Palas-Aston Vija 1-0

Leister-Bournmuth 3-1

Mançcester Siti-Brigton 4-0

Njukasëll-Uatford 1-1

Uest Hem-Noruiç 2-0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here